Loading…

Serbia pagoi filmin propagandues për ‘Handke dhe vuajtjet e serbëve në Kosovë’, premiera në Moskë

  • 26/10/2021 | 15:12

Serbia pagoi filmin propagandues për ‘Handke dhe vuajtjet e serbëve në Kosovë’, premiera në Moskë

Premiera e filmit të pretenduar si dokumentar e me metrazh të gjatë “Në pritje të Handkes” do të mbahet me 1 nëntor në Shën Petersburg në Rusi. Sipas regjisorit serb premiera e filmit po mbahet në vendin më të duhur dhe për publikun e duhur, transmeton Gazeta Metro.


Filmi i mbështetur nga qendra e filmit të Serbisë me regjisor Goran Radovanovic që sipas tij dokumenton jetën e vështirë të popullit serb në jug të Ibrit, në ‘mjedisin e Kosovës e Metohisë’. Ai shtoi se gëzohet që publiku rus ka mundësi ta shohë i parë këtë film dhe thekson se pikërisht ky qytetet rus është vendi i duhur për ta shfaqur.

“Filmi im bart mesazhin e rëndësisë së mbrojtjes së vazhdimësisë së identitetit të popullit serb në mjediset e Kosovës e Metohisë. Gëzohem që publiku në Rusi do të ketë mundësinë ta shohë i pari këtë film dhe besoj se në të ardhmen do të shfaqet në shumë festivale tjera” tha Radovanovic.

Ky film gjoja dokumentar “Në pritje të Handkes’ përcjell përpjekjet vreshtarëve nga Hoqa e Madhe që pasi dëgjuan se Handke fitoi çmimin Nobel për letërsi, vendosën pllakë me figurën e tij në vreshtarinë e tyre, ku ai ka qëndruar disa herë.

Mediat serbe kanë vlerësuar se vendosja e pllakës mirënjohëse Handkes me këtë rast bëhet ‘një veprim i Sizifit‘ i llojit të vet që shpërfaq të gjithë dramën e mbijetesës së popullatës së mbetur serbe në Kosovë e Metohi’.

Peter Handke shkrimtari austriak u nderua me çmimin Nobel për letërsi në vitin 2019’të në mes të një kontroverse të madhe për shkak të mohimit të gjenocidit në Bosnje e Hercegovinë dhe mbështetjes së hapur për Slobodan Milosevic dhe vajtimit të tij si pjesëmarrës në varrim./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë