Loading…

Serbia pezullon punën në pikat kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut që të përgatitet për përdorimin e afisheve

  • 02/10/2021 | 19:04

Serbia pezullon punën në pikat kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut që të përgatitet për përdorimin e afisheve

E ashtuquajtura Zyre për Kosovën në qeverinë serbe ka lëshuar një njoftim ku thuhet se puna në vendkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak nga ana e Serbisë do të vazhdojë të hënën e 4 tetorit nga ora 08:00 e mëngjesit.


Periudha deri në fillimin e zbatimit të pikës së dytë nga marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për çështjen e targave do të shfrytëzohet për përgatitjen e plotë operacionale dhe logjistike të zyrtarëve të Beogradit për aplikimin e afisheve (stickers) te këto pikëkalime, shkruan KoSSev, njofton Klan Kosova.

Sipas njoftimit, puna në pikëkalimet kufitare do të pezullohet përkohësisht nga drejtimi i Serbisë nga pasditja e së shtunës deri në 08:00 të mëngjesit të së hënës për të bërë përgatitjet e nevojshme të sistemit për aplikimin e afisheve.

Nga e hëna, qytetarët që do të hyjnë brenda territorit të Republikës së Kosovës nga Serbia do të pajisen me afishe për t’i mbuluar simbolet shtetërore të Serbisë në targat e veturave në të gjitha vendkalimet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë