Loading…

Serbia planifikon blerjen e avionëve luftarakë

  • 26/01/2017 | 19:11

Serbia planifikon blerjen e avionëve luftarakë

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka bërë të ditur se ka diskutuar me zyrtarët e Bjellorusisë për blerjen e disa aeroplanëve ushtarakë nga ky shtet, shkruajnë mediat serbe.


Ai i tha televizionit serb RTS se në tavolinën e diskutimeve u fol edhe për ‘lansimin e fabrikave të përbashkëta me Minsk’un, ku do të prodhoheshin armë dhe municione për palë të treta’.

Vucic shtoi se këto kompani nuk do të prodhonin vetëm armë mbrojtëse, por edhe teknologji të tjera.

“Mbi të gjitha ne diskutuam për blerjen e armëve për mbrojtjen e qiellit tanë, aeroplanë dhe armë kundër aeroplanëve”, tha Vucic gjatë vizitës së tij në Minsk të Bjellorusisë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë