Loading…

Serbia po abuzon me gatishmërinë e Kosovës për dialog (Video)

  • 13/01/2017 | 23:08

Serbia po abuzon me gatishmërinë e Kosovës për dialog (Video)

“Është trishtuese që elita politike e Serbisë me të kaluarën që e kanë po arrijnë të mashtrojnë nomenklaturën politike të BE’së”. Kështu është shprehur shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Zenun Pajaziti.


Duke folur për linjën e re hekurudhore Beograd-Mitrovicë, Pajaziti ka thënë se ky është provokim i radhës i Serbisë.

“Serbia po vazhdon të abuzojë me gatishmërinë tonë për dialog dhe se po abuzon edhe me vetë serbët që janë në Kosovë të cilët po rrezikon t’i izolojë”, ka thënë Pajaziti, në Rrokum Roll.

Ai ka përmend edhe rezolutën për lirimin e Haradinajt, për të cilën ka thënë se krejt deputetët kanë dashtë që të lirohet Haradinaj.

Pajaziti ka thëne se e tyre është të punojnë me punë për t’i zgjidhë problemet që i kemi të shumta ne vend.

Sipas tij, simbolikat e Serbisë, sikur është treni dhe muri janë provokime që nuk sjellin perspektivë por vetëm izolim për Serbinë.

Shefi i deputetëve të PDK’së ka thënë se është e rëndësishme që muri në veri duhet të hiqet, por ngjarjet e fundit kanë bë që këto edhe munden me qenë të ndërlidhura.

“Rasti i trenit dasht e pa dasht ka për tu bë temë e parlamentit, por duhet parë sa janë efektive këto në mënyrë që këto abuzime të Serbisë  të stopohen”, ka shtuar Pajaziti.

Ky tren i duhet sikur Kosovës ashtu edhe Serbisë, por ky tren në këtë mënyrë nuk mundet me u bë urë komunikimi por urë ndarje dhe izolimi dhe kjo ka për t’i kushtuar më së shumti vetë serbëve në Kosovë.

“Serbia po e shantazhon progresin e Kosovës, dhe kjo ka ndodh gjithmonë me Serbinë sa here vendi ynë ka pasë progres, Serbia ka dalë gjithnjë me një provokim sikur është tash rasti i murit por edhe trenit”, ka nënvizuar Pajaziti.

Derisa për kauzat e opozitës ai ka thënë se edhe ata duhet të punojnë për të mirën e vendit, e në këtë rast edhe për liberalizimin e vizave.

https://youtu.be/LO_F9wZqN-A

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë