“Jemi dëshmitarë të një euforie të vërtetë dhe të kthimit të plotë të politikës serbe në shërbim të interesave ruse” i ka thënë “Danasit” të Beogradit Danica Drashkovic, bashkëshortja e liderit të SPO-së (Lëvizjes Serbe të Përtërirjes), Vuk Drashkovic’it.
Këtë deklaratë ajo e ka dhënë pasi është pyetur nëse Serbia do të ndjekë shembullin e Shqipërisë për hapjen e dosjeve – arkivave të shërbimit famëkeq të Sigurimit të Shtetit nga periudha e Enver Hoxhës.
Drashkoviq ka thënë se kjo nuk do të ndodhë derisa të jetë aq i fuqishëm ndikimi i Rusisë në politikën serbe.