Loading…

Serbia po përdorë diplomaci të ndyrë për të minuar shtetin e Kosovës

  • 02/11/2018 | 23:01

Serbia po përdorë diplomaci të ndyrë për të minuar shtetin e Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar për lajmin se Dominika ka tërhequr njohjen e Kosovës.


Përmes reagimit në Twitter, Hoxhaj ka thënë se Serbia po përdorë ryshfetin dhe diplomacinë e pistë për të minuar shtetësinë e Kosovës, transmeton gazetametro.net

”Serbia edhe një herë po e përdor ryshfetin dhe diplomacinë e pistë në një përpjekje për ta minuar shtetësinë e Kosovës dhe po punon në mënyrë agresive për të minuar  stabilitetin rajonal dhe për të shkatërruar besimin në dialog për normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Hoxhaj.

Më tej, ai i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të dënojë veprimet e tilla.

”Bashkimi Evropian duhet të dënojë veprimet e tilla”, ka shkruar Hoxhaj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë