Loading…

Serbia po provokon aneksimin e Veriut me ushtri, e paralajmëron Nikolic

  • 15/01/2017 | 15:56

Serbia po provokon aneksimin e Veriut me ushtri, e paralajmëron Nikolic

Treni provokues që u nis dje nga Beogradi për në Mitrovicë, por që nuk u lejua nga institucionet e Kosovës, po përdoret nga liderët serbë për të nxitur luftë, duke paralajmëruar edhe mundësinë e futjes së ushtrisë në pjesën veriore të Kosovës, të banuar me serbë, shkruan gazetametro.net.


Presidenti serb, Tomislav Nikolic të dielën ka thënë se Serbia është e gatshme të çojë trupa të armatosura në Kosovë, e edhe vet të shkojë atje, në qoftë se qytetarët serb atje janë të kërcënuar.

aa

“Nëse vritet ndonjë serb, ne do të dërgojmë ushtrinë tonë në Kosovë”, ka thënë Nikolic në pyetjen se a është shteti i Serbisë gati të çojë ushtrinë në Kosovë.

Nikolic shtoi se do të dërgojnë edhe policinë dhe se ai është i gatshëm të shkojë edhe vet në Kosovë.

“Deri sa unë e mbaj pozitën e presidentit, do të mundohem që të mos hyjmë në luftë me askënd, por nëse nuk mund ta shmangim një gjë të tillë, unë do të marrë përgjegjësi për të gjitha vendimet që i marr”, ka thënë Nikolic. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë