Loading…

Serbia po vepron në Kosovë si në shtëpi të vetë

  • 09/01/2017 | 16:47

Serbia po vepron në Kosovë si në shtëpi të vetë

Lëvizja Vetëvendosje përmes një kumtese ka reaguar ndaj vendimit të Serbisë për të vënë në qarkullim linjën hekurudhore Beograd – Mitrovicë. Lajm të cilin e ka raportuar dje Gazeta Metro, për çka Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku tha për gazetametro.net se nuk është në dijeni të kësaj linje, duke mos dhënë asnjë koment më shumë.


Sipas VV’së, ky vendim është cenim i drejtpërdrejtë i sovranitetit të Kosovës.

“Ky projekt është vazhdimësi e shmangies së shtetit tonë dhe krijon lidhje direkte me shtetin e Serbisë. Serbia po e bënë zhvendosjen e kufirit para syve të qeveritarëve tanë. Tashmë, kufiri me Serbinë, nga Leposaviçi është zhvendosur në lumin Ibër ku është ndërtuar një murë ndarës. Ndërkaq, linja hekurudhore që është vendim i shtetit serb është tregues i sjelljes së Beogradit sikur të ishin brenda të të njëjtit shtet me pjesën veriore të Mitrovicës”, thuhet në reagimin e VV-së.

Sipas Vetëvendosjes linja hekurodhore nuk ka të bëjë me kurrfarë integrimi për të cilin flasin qeveritarët tanë. Përkundrazi, kjo linjë është dëshmi që Serbia e injoron krejtësisht kufirin dhe shtetin e Kosovës dhe përpiqet që t’i tërheqë drejt vetës serbët e Kosovës.

“Kjo Serbi po i bën të gjitha projektet që e cenojnë sovranitetin në veri të vendit tonë. Me të njëjtën Serbi, Qeveria jonë ka pranuar të negociojë. Prej së njëjtës Serbi dhe me Listën Serbe po provohet të instalohet ‘Zajednica’ në Kosovë. Ky projekt nuk është i ndryshëm. Linja hekurodhore është vetëm njëri prej treguesve se si mund të dukej ‘Zajednica’ e cila sjellë ndarje reale por edhe simbolike. Flamujt dhe kishat ortodokse në trenat e ri, janë vetëm kujtesë që ndarja është etnike dhe nuk bëhet fjalë për hekurudha përbashkuese”, thotë VV./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë