Loading…

Serbia pretendon se 58 % e territorit të Kosovës është pronë e saj

  • 16/03/2017 | 20:20

Serbia pretendon se 58 % e territorit të Kosovës është pronë e saj

Madje 58 për qind e territorit të Kosovës, bëhet fjalë pronë shtetërore, private, shoqërore dhe kishtare qenkan prona të Serbisë, qytetarëve dhe të institucioneve të saj. Për të gjitha këto shteti i Serbisë thotë se ka dokumentacion kadastral origjinal, i cili është marrë në Kosovë më 1999 dhe që ka një vlerë të paçmuar.

Kështu citohet të ketë deklaruar Sllavica Radomireviq, drejtoreshë e Katastrit të Kosovës e Metohisë, siç e cilëson atë “Blici” i Beogradit, transmeton Koha.net.

“Lënda që e posedojmë është e madhe dhe e mbrojtur në Entin e Gjeodezisë në Beograd. Shqiptarët vite me radhë kërkojnë prej nesh t’ua kthejmë dokumentacionin, meqë ka pasiguri juridike për të gjithë qytetarët në Kosovë, por ne nuk kemi asnjë arsye që t’ia kthejmë meqë duke kthyer kadastrin ne nuk do të përmirësojmë pozitën e serbëve”, i ka deklaruar Tanjugut Radomiroviq, e cila kishte organizuar evakuimin e dokumentacionit kadastral nga Kosova.

Ky dokumentacion nga autoritetet e Beogradit konsiderohet argumenti më i fuqishëm i Serbisë kundër, siç shprehen ata, vendimit antiligjor të Qeverisë së Serbisë që e gjithë pasuria e patundshme e Serbisë të regjistrohet si pasuri e Kosovës.

Ajo personalisht ka organizuar dhe ka marrë pjesë në bartjen e tonelata tonelatave të dokumenteve, të cilat me duar janë bartur nga arkivat e kadastrit në Kosovë, në qershor të vitit 1999, në momentet kur trupat e NATO-s po hynin në Kosovë.

Siç citohet ajo, në saje të ndihmës së kolegëve nga Vranja dhe Kurshumlija si dhe vullnetarëve të shumtë, tonelata letra kanë mbërri në Beograd, dhe vetëm nga shtatë komuna nuk është bartur i gjithë dokumentacioni, por ekzistojnë kopjet.

Vlera e pasurisë të cilën, siç shprehen në Beograd, autoritetet e Kosovës po përpiqen ta përvetësojnë, tokë, objekte, ndërtesa afariste, ndërmarrje shtetërore, objekte sportive, sipas disa vlerësimeve kap dhjetë miliardë euro.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë