Loading…

Serbia pritet ta pengojë Kosovën në Këshillin e Europës

  • 23/01/2017 | 11:24

Serbia pritet ta pengojë Kosovën në Këshillin e Europës

Kosova po bën përpjekje për t’u anëtarësuar në Këshillin e Europës (KiE), transmeton Koha.net. Këtë javë, kanë shfaqur frikën medie të Beogradit, pritet një valë e re presioni në Strasbourg për këtë qëllim.


Sipas gazetës së Beogradit “veçernje novosti”, Kosova do të bëjë përpjekje që gjatë seancës plenare dimërore të Këshillit të Europës që të lobojë për anëtarësim në këtë institucion të integruara evropian.

“Duan të zënë vendin e rëndësishëm në sallën plenare që të mund të flasin. Çdo gjë po lëviz rreth kësaj. Ne, deri më tash, ia kemi dalë që ta pengojmë këtë dhe ta heqim nga rendi i ditës. Çfarëdo vendimi që të merret, do të ishte ndryshim i pozicionit të Këshillit të Europës rreth statusit neutral dhe këtë gjithsesi do ta kritikojmë e do ta kontestojmë”, ka thënë këtë gazetë shefja e delegacionit serb në Këshillin e Europës, Aleksandra Gjuroviq.

Lidhur me këtë Gjuroviq të martën do të ketë takim me kryetarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës Pedro Agramunto .

Në dhjetor, përkujton gazeta, ishte hequr nga rendi i ditës propozimi që përfaqësuesve të Kosovës t’iu lejohej pjesëmarrja në sallën plenare. /gazetametero.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë