Loading…

Serbia s’u jep leje Bislimit e Sveçlës për t’u futur në Preshevë

  • 15/08/2022 | 19:44

Serbia s’u jep leje Bislimit e Sveçlës për t’u futur në Preshevë

Serbia ka vazhduar me praktikën e njëjtë karshi zyrtarëve të shtetit të Kosovës. Ajo vazhdon të mos u japë leje zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, për të vizituar shqiptarët në Luginë të Preshevës.


Një leje e tillë merret vesh se u është refuzuar edhe Zëvendëskryeministrit të Kosovës,  Besnik Bislimi i cili është edhe shef i delegacionit të Kosovës në bisedimet në Bruksel, si edhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Të dy këta zyrtarë të lartë të Kosovës, kanë pasur në plan të vizitojnë Luginës së  Preshevës, pikërisht disa ditë para se në Bruksel të mbahet takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksnadar Vuçiq, me ndërmjetësimin e BE-së.

Lajmin për mos dhënien e lejes për të hyrë në Serbi, e kanë konfirmuar për RTK-në, zyrtarë nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës.

Sipas tyre, kjo vizitë nuk do të realizohet prandaj edhe shtyhet për një afat tjetër të papërcaktuar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë