Loading…

Serbia thërret ‘dostat’, porosit Perëndimorët: Rusia dhe Kina na mbështesin për Kosovën

  • 24/06/2021 | 13:58

Serbia thërret ‘dostat’, porosit Perëndimorët: Rusia dhe Kina na mbështesin për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka njoftuar të enjten se ka biseduar me presidentin e Kinës Xi Jinping dhe se pret në Beograd së shpejti duke shtuar se ka mbështetjen e tij për Kosovën. Ivica Dacic dhe Aleksandar Vulin u përkujdesën që të ngritin në qiell miqësinë me Rusinë duke i mëshuar fort retorikës nacionaliste dhe anti Bashkimit Europian, të cilin ministri i mbrojtjes Vulin e krahasoi me Jugosllavinë që ishte një gabim, transmeton Gazeta Metro.


“Takimi me Jinping kaloi miqësisht dhe me sinqeritet. Ne biseduam për të gjitha që punojmë bashkërisht. Mbështesim politikën e Kinës, por edhe Kina ka mbështetur Serbinë për çështjen e Kosovës e Metohisë. Ai ka pranuar që përsëri të vizitoj Serbinë dhe kjo do të ishte nder i madh për ne. Shpresojmë deri në fund të këtij viti apo ndoshta në fillim të vitit të ardhshëm, si të lejojnë rrethanat e pandemisë” tha Vucic.

Kryetari i Kuvendit të Serbisë Ivica Dacic dhe Aleksandar Vulin ministër i mbrojtjes e theksuan se Rusia është aleati më me ndikim në mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë në Kosovë. Dacic dhe Vulin i bënë këto komente në konferencën “Rusia në Ballkan – shohim drejt të ardhmes”.

Dacic tha se mbështetja që japin, para së gjithëve Rusia dhe Kina, i mundëson hapësirë Serbisë të reagoj ndaj sfidave në politikën e jashtme.

“Marrëdhëniet e Serbisë dhe Rusisë janë të rëndësisë  strategjike. Ato janë në pikën më të lartë që gjeneratat tona i mbajnë mend” tha Dacic.

Ministri serb i mbrojtjes Vulin e nisi furishëm fjalimin e tij përplot lajka për Rusinë dhe mllef për Perëndimin si i ka hije një fashisti serb, duke proklamuar se Serbia kurrë nuk do të jetë anëtare e NATO’s, jo rastësisht e ceku shefin e tij Vucic që thuhet nuk gëzon edhe aq besimin e Rusisë, jo aq sa Dacic.

“Derisa Aleksandar Vucic është në krye të shtetit nuk keni nevojë për dilema se cila është qasja jonë ndaj aleancës së NATO’s”.

Vulin i përsëriti aforizmat e vjetra patetike nacionaliste serbe se “nuk është rastësi që serbët dhe rusët në histori gjithmonë ishin në anën e njëjtë dhe që gjithmonë i njëjti armik kishte cak dy popujt tonë”.

Vulin vazhdoi e shpjegoi pikëpamjen e tij anti Bashkimit Europian dhe për integrimit të të gjitha ‘mjediseve serbe’ në një shtet, siç ka nisur ta quaj ‘Bota Serbe’.

Sipas tij dikur serbët jetonin nën perandorinë osmane, në austro-hungarezët e edhe në rajhun e tretë. “Por nuk është dëshira jonë që të jetojmë bashkërisht në shtete të huaja, duam që ne të jetojmë së bashku në shtetin tonë, që ne e drejtojmë. Nuk mendoj që koha e artë e Ballkanit ishte në periudhën kur mund të bëheshe ishe rob i sulltanit duke shërbyer si krye vezir pasi të turqizojnë dhe të grabitur nga e ëma. Për ne periudha e artë e Ballkanit do të jetë kur serbët jetojnë në paqe dhe vendosin vetë për veten e tyre” tha Vulin.

Ai përsëriti atë që ai e ka quajtur disa herë ‘bota serbe’ që të bashkohet e të jetojnë bashkërisht. Një zëvendësim i ‘Serbisë së Madhe’.

Nuk kishte si të mungonte këtu edhe ministri i jashtëm serb Nikola Selakovic që theksoi se Rusia paraqet përkrahësin për Serbinë në luftën për ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit, po ashtu edhe kundër stigmatizimit të popullit serb.

Ambasadori i Rusisë në Beograd Aleksandr Botsan-Kharchenko tha se nga kjo konferencë sot pret ide të reja e jo ide triviale për të ardhmen e Ballkanit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë