Loading…

Serbia urdhër ambasadorëve, ‘zbulojeni’ Walker’in kudo që jeni

  • 12/05/2017 | 16:34

Serbia urdhër ambasadorëve, ‘zbulojeni’  Walker’in kudo që jeni

Diplomatët serb, të cilët për shef kanë ish vartësin e Sllobodan Milosevicit, Ivica Dacicin, kanë pranuar urdhër prej tij që në çdo vend në skenën ndërkombëtare, t’i njoftojnë zyrtarët botëror për “rolin e vërtet” të ish shefit të Misionit të OSBE, William Walker.


Siç lajmëron e përditshmja serbe “Vecernje novosti”, në mbledhjen e qeverisë serbe, dje janë marrë vesh që në periudhën e ardhshme të shqyrtohen një sërë lëvizjesh dhe masash të cilat Serbia duhet të merr pasi që diplomati amerikan, i cili tani atje po quhet “kreator i rastit të Reçakut”, ka publikuar “planin për realizimin e projektit Shqipëria e Madhe”, përcjellë gazetametro.net

Njëra nga masat e cila po shqyrtohet është që t’i ndalohet Walker’it hyrja në Serbi, shton gazeta.

Ajo përkujton se hapat e para politike tashmë janë marrë sepse për rastin e Walker’it, ministrja serbe e drejtësisë do të ankohet në Këshillin e Sigurimit të KB më 16 maj, derisa ministri i jashtëm Ivica Dacic ka dërguar një letër OSBE’së, në emër të së cilës ka vepruar Walker. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë