Loading…
Serbia vazhdon diskriminimin ndaj shqiptarëve të Luginës: Heqë ata nga regjistrat civilë
  • 18/08/2019 | 22:11

Serbia vazhdon diskriminimin ndaj shqiptarëve të Luginës: Heqë ata nga regjistrat civilë

Shteti i Serbisë po vazhdon diskriminimin ndaj shqiptarëve të Luginës, kështu Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ditëve të fundit ka shlyer qindra qytetarë shqiptarë nga regjistri civilë në Medvegjë, transmeton Gazeta Metro.

Me këtë veprim atyre u pamundësohet shfrytëzimi i të drejtës elementare për vendbanim dhe zgjedhje.

“Gjendja është jashtëzakonisht e keqe, kemi problem me shlyerjen e shqiptarëve nga listat e votuesve. Kemi marrë hapa për ndalimin por Beogradi dhe serbët në Medvegjë nuk duan të kuptojnë që Medvegja ka shqiptarë dhe do të jenë gjithmonë me shqiptarë”, tha Florim Sahiti, këshilltar në KK Medvegjë, raporton televizioni publik i Kosovës.

Ndaj kësaj dukurie ka reaguar edhe Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar (KNSH)

“Kemi kundërshtuar këtë proces diskriminues, anti-ligjor që po bëhet ndaj shqiptarëve të Medvegjës. Në këtë kuadër pavarësisht të gjithave që janë duke u përballur shqiptarët e Medvegjës, ne do duhej të mbledhim forcat dhe të kërkojmë të drejtat tona”, tha Mustafa./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë