Loading…

Serbia vazhdon të intervenojë në sistemin energjetik të Kosovës

  • 19/11/2016 | 07:57

Serbia vazhdon të intervenojë në sistemin energjetik të Kosovës

Linja e interkoneksionit 400 kilovolt Shqipëri – Kosovë vazhdon të jetë e bllokuar që prej përfundimit të ndërtimit saj në fund të qershorit të këtij viti.

Kjo ka ndodhur për shkak se Serbia vazhdon të intervenojë në sistemin energjetik të Kosovës, duke përfshirë edhe linjën e re 400kV, në të cilën janë investuar miliona euro nga të dyja vendet përmes një kredie gjermane, shkruan sot Koha Ditore.

Por me gjithë lobimet dhe përpjekjet e Qeverisë shqiptare, asaj të Kosovës, por edhe të Këshillit të Ministrave të Komunitetit të Energjisë, linja vazhdon të jetë e bllokuar.

Tashmë, burimet në Tiranë thonë se shpresa e vetme për zhbllokimin e saj është Gjermania si investituse dhe kancelarja Angela Merkel. Ministri i Energjisë e Industrisë i Shqipërisë, Damian Gjiknuri, shprehu sigurinë se problemi i linjës së interkoneksionit me Kosovën do të zgjidhet pas vizitës së kryeministrit Edi Rama, në Berlin, më 28 nëntor dhe takimit me kancelaren Angela Merkel.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë