Loading…

Serbisë i arrijnë 6 drone CH-92a nga Kina

  • 30/06/2020 | 20:22

Serbisë i arrijnë 6 drone CH-92a nga Kina

Në aeroportin ushtarak të Beogradikt në ka arritur dërgesa me mjete fluturuese pa pilot të prodhimit kinez, modeli CH-92a. Këto drone kanë kryesisht përdoren për vëzhgim dhe xhirim të terrenit por kanë kapacitet të bartjes së predhave, transmeton Gazeta Metro.


Serbia kishte blerë dronet nga Kina e do të shfrytëzohen nga forcat ajrore serbe në disa variante, njëra është nisja nga kamioni i prodhuar në Serbi, FAP 2228.

Kjo blerje ishte paralajmëruar në fillim të këtij viti nga ministria e mbrojtjes në gjysmën e parë të këtij viti të mjeteve ajrore pa pilot CH-92a, me dy sisteme, me gjithsej 6 fluturake.

Nga kjo ministri ishte njoftuar se ekspertët e institutit të teknologjisë suhtarake serbe gjendeshin në Kinë ka kohë, të cilët po punonin në integrimin e sistemit dhe pajisjeve me ato serbe, “Pegaz”.

CH-92a ka shtrirje të krahëve më pak se 10 metra, radius veprimi mbi 150 kilometra, me lartësi maksimale prej 5 mijë metra, me shpejtësi maksimale rreth 200 kilometra në orë. Mund të mbaj dy predha me rreze prej 6 kilometra dhe është e paraparë për vëzhgim, drejtim të artilerisë dhe sulme ndaj caqeve si, automjete të lehta ushtarake e sisteme të radarëve./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë