Loading…

Serbisë po i dhemb shumë Unioni i Bashkive Shqiptare

  • 29/11/2016 | 15:17

Serbisë po i dhemb shumë Unioni i Bashkive Shqiptare

Lojë për fëmijë të vegjël dhe përrallë joserioze e ka quajtur kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq Unionin e Bashkive Shqiptare që u formua këtë të hënë në Tiranë, fillimisht me Bashkinë e Tiranës, Prishtinës, Tetovës, Ulqinit dhe Preshevës. 


Mirëpo, vetë reagimin e tij i pari i Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili ishte njëri prej nënshkruesve të këtij memorandumi e sheh si të atillë që e dëshmon të kundërtën e asaj çka Vuçiq deklaroi.

“Reagimet që erdhën nga Kuvendi, Presidenti dhe Kryeministri i Serbisë dëshmojnë se kjo nuk është “lojë fëmijësh”, por është platformë serioze e zhvillimit të hapësirës shqiptare në rajon”, tha Ahmeti për gazetametro.net

Për Ahmetin këto reagime janë të shfrenuara, por edhe të pakuptueshme.

“Nuk e kuptoj aspak reagimin e shfrenuar të autoriteteve në Serbi karshi një diskutimi e bashkëpunimi të sinqertë ndërshqiptar. Ne për synim kemi rritjen e mirëqenies dhe zhvillimit të komunave shqiptare në regjion dhe kjo nismë nuk duhet t’i pengojë askujt. Në qoftë se dikujt i pengon mirëqenia e shqiptarëve dhe zhvillimi jonë, atëherë është problem i tyre e jo i komunave tona”, theksoi kryetari i Prishtinës.

Për gazetametro.net, Ahmeti ka treguar më shumë edhe se çka paraqet ky bashkëpunim.

“Në fundjavën para Ditës së Flamurit, mbajtëm takimin e parë të Unionit të Bashkive Shqiptare, ku vendosëm që të krijojmë një platformë bashkëpunimi që do t’iu lejojë bashkive tona të intensifikojnë shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizës në fushat e urbanistikës, inovacionit, mjedisit, kulturës dhe formave të reja të financimit”, tha Ahmeti.

E po ashtu tregoi edhe se si do funksionojë ky bashkëpunim në fushat e planifikuara.

“Ne do të ngremë një Grup të Përhershëm Koordinator që ka për detyrë të ndërmjetësojë në mënyrë të pandërprerë komunikimin dhe bashkëpunimin konkret mes bashkive tona për të gjitha fushat e parashikuara në memorandumin apo çdo fushë tjetër me interes. E brenda këtij Unioni, do të shtohen edhe bashkitë edhe temat.”, tha tutje kryetari i Prishtinës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë