Loading…

Serbit që planifikoi sulm terrorist në Prishtinë i ulet dënimi

  • 06/12/2016 | 15:51

Serbit që planifikoi sulm terrorist në Prishtinë i ulet dënimi

Gjykata e Apelit të Kosovës ia caktoi Slobodan Gavric-it 11 vjet burg për veprën penale të pëgatitjes së akteve terroriste ose krimit kundër rendit kushtetues së Kosovës.

Në Aktgjykimin e gjykatës së shkallës së dytë, pretendohet se pjesërisht është pranuar ankesa e mbrojtësve të Gavricit, dhe dënimi me burg i është zvogluar  për dy vjet, thuhet në një njoftim të Gjykatës së Apelit të Kosovës.

Me Aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë, Gavric është dënuar me 13 vjet burg.

Avokati Zivojin Jokanovic i ka deklaruar mediave serbe se Slobodan Gavric sigurisht nuk është fajtor për veprën për të cilën është akuzuar, duke paralajmëruar se në rolin e mbrojtësit do të ushtrojë mjetin e jashtëzakonshëm juridik.

“Për veprën për të cilën është akuzuar me siguri nuk është fajtor, gjë që nuk domethanë se nuk ka kryer vepër të dënueshme, por vepra e tij mund të karakterizohet si tregëti e jolejuar ose sjellja e armëve, municionit dhe mjeteve eksplozive, që me ligj sankcionohet shumë më butë”, ka thënë Jokanovic.

2

Ai ka theksuar se si mbrojtësit ende nuk i është dorëzuar Aktgjykimi i gjykatës së Apelit, por, sipas asaj që publikuan mediat, nuk është i kënaqur me vendimin e gjykatës.

“Sepse, sipas qëndrimit të mbrojtjes, e në bazë të vlerësimit real të të gjitha provave të administruara, e sidomos sipas rrethanave nën të cilat dhe si ka vepruar i akuzuari, mund të konstatohet me siguri se kualifikimi juridik është i paqëndrueshëm, se në veprën e të akuzuarit nuk qëndrojnë elementet e veprës penale”, shtoi Jokanovic.

Gavric është arrestuar më 25 dhjetor në Prishtinë në lagjen Dragodan, me 13 kilogramë të eksplozivit të gjetur në veturën e tij Renault Clio, me të cilin ka pasur qëllime të qarta të kryej sulm terrorist.

Sulmi kishte qenë i planifikuar në ditën e dytë të Krishtlindjeve, e në automjetin e Gavric-it, përveç eksplozivit, janë gjetur edhe hartat e detajuara të Prishtinës.

Përndryshe lagja Dragodan është vendqëndrimi i numrit më të madh të përfaqësive diplomatike në Kosovë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë