Loading…

Seriali ‘Rrushe’ u transmetua me titra shqip nga Top Channel, Fatmir Spahiu: Të evidentohen gjëra të tilla

  • 24/05/2023 | 13:07

Seriali ‘Rrushe’ u transmetua me titra shqip nga Top Channel, Fatmir Spahiu: Të evidentohen gjëra të tilla

Aktori i mirënjohur shqiptar, Fatmir Spahiu-Bufi ka reaguar në lidhje me titrimin shqip të serialit “Rrushe” nga Top Channel.


Përmes një postimi në Facebook, aktori fillimisht këtë e quajti një marketing të madh për serialin që është prodhimi nga Kosova.

Spahiu tutje tha se transmetimi i serialit në një televizion të Shqipërisë është një avansim i vonuar, pasi për dallim prej prodhimeve audivizuele shqiptare që kanë patur dhe kanë gjetur treg në Kosovë, njëjtë nuk ka ndodhur edhe me ato të Kosovës në Shqipëri.

Aktori mes tjerash tha se çështje të tilla duhet të evidentohen dhe të trajtohen, por pa patur për qëllim të krijojnë ndarje dhe përçarje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë