Loading…

Serie A, ndeshja më interesante ajo mes Torinos e Juventusit

  • 02/10/2021 | 12:03

Serie A, ndeshja më interesante ajo mes Torinos e Juventusit

Serie A rikthehet sot me tre ndeshje interesante në kuadër të xhiros së shtatë të sezonit të ri 2021/22.

Ndeshja hapëse e xhiros së shtatë do të jetë ajo mes skuadrës së Salernitanas dhe Genoas, kurse kryendeshja e sotme do të jetë ajo mes Torinos dhe Juventusit.

Po ashtu, ndeshje do të zhvillojë edhe kampioni italian Interi, i cili do të jetë mysafirë i skuadrës së Sassuolos.

Pas gjashtë xhirove të zhvilluara, tabelën e kryeson skuadra e Napolit me 18 pikë, dy më shumë se vendi i dytë Milani, kurse Top 4 e mbyllin Interi me 14 pikë dhe Roma me 12 sosh.

Në anën tjetër, Spezia me katër pikë, Cagliari me tre sosh dhe Salernitana me vetëm një pikë, zënë tre pozitat e fundit të tabelës së Serie A.

Ndeshjet e sotme në programin e Serie A i gjeni më poshtë.

15:00 Salernitana – Genoa (Stadiumi Arechi)

18:00 Torino – Juventus (Stadiumi Olimpico di Torino)

20:45 Sassuolo – Inter (Stadiumi Città del Tricolore)

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë