Loading…

Serie A: Vazhdon sot xhiro e 19 me disa ndeshje interesante

  • 23/01/2021 | 13:57

Serie A: Vazhdon sot xhiro e 19 me disa ndeshje interesante

Liga italiane e njohur ndryshe edhe si Serie A, rikthehet sot me disa ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së 19, në programin e ditës së shtune.


Dy ndeshjet më interesante për sot do të jenë mes liderit të tabelës AC Milan, që zhvillon ndeshje si vendas kundër skuadrës së Atalantas, dhe Interi që është mysafirë i Udineses.

Pas 18 xhirosh, tabela e Serie A kryesohet nga Milani me 43 pikë, që pasohet menjëherë nga Interi me 40 pikë, dhe Top 4 e përmbyllin Napoli me 34 pikë në vend të tretë dhe AS Roma në vend të katërt me po të njëjtat pikë sa ka Napoli.

Në zonën e rrezikut në tabelë gjenden skuadrat si Torino, Parma dhe Crotone. Torino renditet në vendin e 18, Parma gjendet në të 19 dhe të fundit në tabelë gjenden Crotone.

Më poshtë mund ta gjeni të bashkangjitur programin e ditës së shtune në Serie A.

15:00 AS Roma (4) – Spezia (13) (Stadiumi Olimpico)

18:00 AC Milan (1) – Atalanta (6) (Stadiumi San Siro)

18:00 Udinese (15) – Inter (2) (Stadiumi Friuli)

20:45 Fiorentina (14) – Crotone (20) (Stadiumi Artemio Franchi)

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë