Loading…

Sërish Erdogan: E falenderon Thaçin, Haradinajt i thotë ‘turp’

  • 01/04/2018 | 18:16

Sërish Erdogan: E falenderon Thaçin, Haradinajt i thotë ‘turp’

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan,  ka folur sërish për Kosovën në kongresin e gjashte te partisë se tij ne qytetin Hatay.


Erdogan ka thënë se aksioni i arrestimit e më pas deportimit të gjashtë gulenistëve nga Kosova, nuk do të jetë i fundit.

Dhe për këtë ka falënderuar presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, ndërsa i ka thënë “turp” kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Operacioni i fundit në Kosovë (Operacioni i MIT-it në Kosovë kundrejt strukturës së FETO-s në Ballkan) nuk është as i pari, nuk do të jetë as i fundit. Prej këtu e falënderoj presidentin e Kosovës. Por kryeministrit i them ‘Turp’. Sepse largimi nga detyra i kreut të inteligjencës, ministrit të Brendshëm, të cilët na i dhanë anëtarët e organizatës terroriste FETO, është një gabim historik. Sepse ato e bënë detyrën e tyre”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Është miku, vëllai ynë kushdo që shkollat e FETO-s ia dorëzon Fondacionit turk Maarif, kush mbyll strehët e tyre të së keqes me pamjen e institucioneve të shoqërisë civile dhe kush i largon agjentët e tij nën pamjen e biznesmenit”,është shprehur Erdoğan.

Ndryshe, Erdogan reagoi edhe dje me kërcënime ndaj Haradinajt, duke thënë se Kosova nuk e meriton një kryeministër si ai, e për këtë ai në një mënyrë kishte bërë thirrje për protesta.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë