Loading…

Sërish në Rinas grabitet autoblinda e një banke

  • 09/02/2017 | 15:00

Sërish në Rinas grabitet autoblinda e një banke

Është përsëritur grabitja e makinave të bankës që transportojnë para drejt Rinasit, në Tiranë.

Këtë të enjte, “viktimë” e një sulmi dhe më pas e një grabitjeje ka rënë makina e një banke të nivelit të dytë, rrugës për në aeroport.

Burime policore bëjnë me dije se makina është grabitur në Qafë Kashar nga një grup personash të armatosur, raporton tch, transmeton gazetametro.net.

Nuk dihet ende sasia e parave të grabitura, por nga të dhënat paraprake mësohet se shuma e marrë është mbi 100 mijë euro.

Autorët kanë djegur pas grabitjes mjetin me të cilin kryhen krimin. Policia është vënë në ndjekje të tyre dhe ka ngritur disa postoblloqe.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë