Në komunën e Zveçanit, serbët i kanë sulmuar serish mediat kësaj radhët cak i tyre ka qenë vetura e mediumit ATV, të cilës i kanë demoluar gomat kështu ka bërë të ditur gazetarja Dorentina Thaçi e cila është duke raportuar nga Zveçani.
Veturat e ekipit të mediumit televiziv të KOHËS dhe T7 janë demoluar gjatë natës në Zveçan, sipas informacioneve të publikuara nga mediumi.
Në fotografi dhe video të publikuara, shihen xhamat e thyer, gomat e shpërthyera, simbole nacionaliste të shënuara në veturë, si dhe pasqyrat që mungonin.
Mediumi T7 gjithashtu u gjet në të njëjtën gjendje, me simbole nacionaliste serbe të vendosura mbi të, xhama të thyer dhe goma të shpërthyera.