Për të disatën herë, zbulohet drogë në burgjet shqiptare.
Paraditen e djeshme, në orën 09:30, në ambientet e brendshme te tubat e ajrimit të Institucionit të burgut të Durrësit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale një sasi prej 110.5 gramë lëndë narkotike kanabis sativa, raportojnë media nga Shqipëria.
Gjithashtu u gjet dhe 4.5 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë, la bërë të ditur Policia e Shqipërisë.
Aktualisht kanë nisur hetimet për veprën penale të prodhimit dhe shitjeve të narkotikëve, ndërsa po hetohet edhe futja e drogës në ambientet e burgut.
Lidhur me këtë ngjarje materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit. /gazetametro.net