Loading…

‘Sermaxhaj e la klubin në gjendje të rëndë’, drejtori i Malishevës tregon nëse kanë arritur marrëveshje me Sokolin

  • 18/01/2023 | 13:57

‘Sermaxhaj e la klubin në gjendje të rëndë’, drejtori i Malishevës tregon nëse kanë arritur marrëveshje me Sokolin

Drejtori i KF Malishevës, Kastriot Kafexholli e ka konfirmuar për Gazeta Metro se klubi e ka finalizuar marrëveshjen me trajnerin, Bylbyl Sokoli. Ai gjithashtu ka folur edhe për largimin e Sami Sermaxhajt.


Kafexholli ka deklaruar se shpreson që kanë bërë një zgjedhje të mirë me emërimin e Sokolit në postin e shefit të shtabit teknik.

Ai gjithashtu potencoi se Sermaxhaj e ka lënë klubin në një ”gjendje shumë të rëndë”, pasi që është larguar gjatë fazës përgatitore.

”Po e kemi finalizuar marrëveshjen me Bylbyl Sokolin. Trajneri Sami Sermaxhaj e ka lënë klubin në fazën përgatitore në Onix dhe tre ditë para se të nisemi në fazën e dytë përgatitore në Turqi në një gjendje shumë të rëndë.”

”Megjithatë, klubi shpreson se ka bërë zgjedhjen e mirë me emërimin e Bylbyl Sokolit si trajner dhe me organizimit e mëtutjeshme. Gjatë ditëve në vijim pritet të emërohen edhe ndihmësit e tij,” tha ai për Gazeta Metro.

I njohur ndryshe edhe si ‘Profa’, Bylbyl Sokoli është një nga trajnerët më me përvojë në futbollin kosovar ku ka drejtuar skuadra si Gjilani, Prishtina, Ferizaj, Llapi dhe Hysi.

Ndërkohë, 64-vjeçari ka qenë shef i shtabit teknik edhe te Renova dhe Milano Kumanovo. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë