Loading…

Sermaxhaj sqaron ndarjen me Ballkanin, zbulon trajnerin e tyre të ardhshëm

  • 15/04/2019 | 16:06

Sermaxhaj sqaron ndarjen me Ballkanin, zbulon trajnerin e tyre të ardhshëm

Skuadra e Ballkanit ka njoftuar sot se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin e deritashëm, Sami Sermaxhaj, transmeton Gazeta Metro.


Ballkani tha se shkak i ndarjes është pasi që trajneri nuk ka arritur rezultatet e pritura nga klubi. Por, Sami Sermaxhaj, përmes një shkrimi në Facebook ka zbuluar arsyet e shkëputjes së bashkëpunimit me klubin nga Suhareka.

Sermaxhaj ka thënë se nuk u pajtua me kryesinë e klubit për masat disiplinore ndaj lojtarëve pas humbjes së fundit nga Trepça ’89.

“Kryesuesit e klubit nuk kanë qenë të kënaqur me ecurinë e rezultateve të fundit, por po ashtu unë pas lojës së fundit nuk jam pajtuar me propozimet e tyre mbi masat disiplinore ndaj lojtarëve, kështu që vendosëm të ndërpresim bashkëpunimin”.

“Dua të sqaroj që bashkëpunimi është ndërprerë me propozimin e kryesisë, e jo nga ana ime ngase me rastin e prezantimit tim në klub në prezencë të lojtarëve dhe stafit udhëheqës jemi dakorduar që objektivi kryesor këtë sezon është mbetja në Superligë, kurse objektiv shtesë Kupa e Kosovës, kështu që KF Ballkani sot nuk është në zonën e barazhit dhe po ashtu i kualifikuar në gjysmëfinale të kupës së Kosovës (për herë të parë në histori të klubit) dhe kam qenë i gatshëm të punoj deri në fund të edicionit për realizimin e objektivave të klubit”.

Më tej, Sami Sermaxhaj ka zbuluar edhe trajnerin e ardhshëm të Ballkanit.

“Dua ti falënderoj dhe njëkohësisht ti uroj shumë suksese udhëheqëseve të klubit, bashkëpunëtorëve profesional, lojtarëve dhe publikun Suharekas për mbështetjen e deritanishme”.

“Trajnerit Gani Sejdiut i uroj punë të mbarë dhe shumë suksese me FC Ballkanin”, ka shkruar trajneri Sermaxhaj./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë