Profesori amerikan Danile Serwer nuk mendon se është një ide e mirë që të ketë një shqyrtim të tërësishëm të politikës së jashtme nga SHBA dhe BE në Ballkanin Perëndimor, pasi rezultatit nuk do të ishte në favor të kryeministrit Albin Kurti sipas tij, transmeton Gazeta Metro.
Serwer shkroi si përgjigje këtë në rrjete sociale si reagim pesimist ndaj një propozimi në debatin e vazhdueshëm për fajtorin për krizën në Kosovë. Aty u kërkua që të ketë një ri pozicionim të ri pas shqyrtimit të politikës së jashtme pas veprimeve të pushtetit të presidentit serb Aleksandar Vucic,
“Frikësohem që një shqyrtim i t shqyrtim i tërësishëm i gjithë spektrit nga këta që janë në krye tani gjithë fajin do ia vënin Kurtit pse kërkoi tabela regjistrimi kosovare për ata që jetojnë në Kosovë. Apo kërkojë që kryetarët e komunave të shkojnë në ndërtesa komunale. Apo që Kurti s’po lëshon pe për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”.
Serwer jo për herë të parë është shprehur se kjo administratë amerikane e tanishme është e treguar e padrejtë me qeverinë Kurti sipas tij. Kritika që ndryshuan gjithsesi pasi në fillim të mandatit të kësaj administrate ishte më mbështetës, në krahasim me atë të tanishmin dhe atë të administratës së kaluaf amerikane, të republikanëve të ish presidentit amerikan Donald Trump.
Bashkësia ndërkombëtare si asnjëherë në historinë moderne të Kosovës nuk ka reaguar më ashpër e më njëzëri ndaj qëndrimeve politike dhe veprimtarisë së pushtetit në Kosovë./gazetametro.net
I fear a full-spectrum review by those now in charge might blame it all on Kurti requiring Kosovo license plates for those who live in Kosovo. Or on the mayors for going to the municipal buildings. Or on Kurti for not yielding to the Association of Serb Majority Municipalities. https://t.co/HeFpOSg6nh
— peacefare.net (@DanielSerwer) May 29, 2023