Loading…

Serwer: Kosova ka nevojë për miq

  • 26/04/2018 | 14:56

Serwer: Kosova ka nevojë për miq

Analisti Daniel Serwer, studiues në Qendrën për Marrëdhënie Transatlantike në Universitetin “John Hopkins” tha sot në Prishtinë se shtetndërtimi nuk është pa dhimbje dhe burrështetasit duhet të ballafaqohen me sfidat.


Serwer këto komente i bëri në Prishtinë një diskutim të hapur me temë “Ballkani, BE-ja dhe SHBA-të-A mund të sinkronizohen përsëri”.

Ai tha se Kosovës i duhen miqtë për të arritur qëllimet e veta strategjike. Sipas tij, nëse Gjykata Speciale ngrit aktakuza atëherë të akuzuarit duhet të shkojnë në Hagë.

“Ata do duhet t’i lënë pozitat e tyre zyrtare. Shtetndërtimi nuk është pa dhimbje dhe burrështetasit duhet të ballafaqohen me sfidat. Kosovës i duhen miqtë për të arritur qëllimet e veta strategjike”, tha ai.

Analisti Serwer duke folur për proceset në Ballkan tha se amerikanët janë munduar të shmangin në Kosovë gabimet që kanë bërë me Bosnjën, përcjell telegrafi.

“Amerikanët e kanë shkruar Kushtetutën e Kosovës dhe i kanë shmangur disa gabime që janë bërë në Kushtetutën e Bosnjës. Nëse do të isha qytetar i Kosovës do të protestoja që qeveria ime të bënte gjithçka që të hyje në atë dritare. Nëse dëshironi të kaloni nëpër atë dritare kaloni sa është e mundur sepse mund të mbyllet për shkak të krizave ekonomike. Është koha e mirë të mendohet për rrugën përpara dhe cilat janë copëzat që mungojnë në këtë mozaik të BE-se”, ka thënë Serwer.

Ai ndër të tjera ka thënë se Kosova, Serbia dhe Mali i Zi duhet ta shfrytëzojnë këtë kohë kur Bashkimi Evropian ka hapur dyert për anëtarësim para se ato të mbyllen.

Sipas tij, sundimi i ligjit është kriteri kryesor që kërkojnë evropianet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë