Loading…

Serwer: Kosova të ketë kujdes nga islami politik i Erdoganit

  • 18/11/2016 | 08:52

Serwer: Kosova të ketë kujdes nga islami politik i Erdoganit

Kosova nuk mund të mbetet imune ndaj ndikimeve globale e aq më tepër që në Ballkan është bërë një arenë interesash, në të cilën tashmë përpos Turqisë është përfshirë edhe Rusia. Analisti amerikan, Daniell Serwer, në një intervistë për “Zërin” paralajmëroi se gjithmonë do të ketë forca më të mëdha sesa Kosova që përpiqen të shtrijnë influencë për agjenda të tyre.

“A mund të imagjinohet Kosova të mbetet imune në atë që po ndodh në pjesën tjetër të botës, unë do të thosha se ju jeni një vend i vogël. Erdogani ka krijuar probleme të mëdha për veten e tij dhe në këtë pikë unë nuk e di se nëse ai domosdoshmërisht do të mbetet një faktor i rëndësishëm në Kosovë”, ka thënë Serwer.

Ai ka të njëjtin mendim në lidhje me Putinin që ka krijuar probleme të mëdha për veten e tij dhe tani ai në mënyrë të qartë është duke ndërhyrë në Ballkan në një mënyrë absolutisht të papranueshme.

“Ju duhet të mësoni sesi ta mbroni veten nga këta njerëz, pasi gjithmonë do të ketë forca më të mëdha sesa Kosova që përpiqen të rrëmbejnë vendin tuaj dhe që përpiqen të rrëmbejnë popullin tuaj, prandaj ju duhet të mësoni sesi ta mbroni veten tuaj”, ka thënë në pjesën e dytë të intervistës për “Zërin” Serwer.

Ai thotë se nuk janë problem njerëzit që shkojnë në xhami dhe nuk mund të fajësohen për këtë, por, sipas tij, problem është islami politik.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë