Përpjekjet e Rusisë për të parandaluar zgjerimin e NATO-s në Ballkan dhe ngadalësimin në progresin e saj drejt Bashkimit Evropian, janë mënyrat me të cilat ajo tenton të ruajë ndikimin e saj në rajon.
Në një artikull të botuar në ”Foreign Affairs” profesori Daniel Serwer thotë se përfshirja ruse ishte e dukshme në zgjedhjet në Mal të Zi, duke thënë se është mjaft e qartë se njerëzit që lidhen ngushtë me Moskën janë përfshirë në planifikimin e shtetit, transmeton gazetametro.net.
“Ne kemi qenë dëshmitarë se Moska bën lëvizje shumë agresive që ndikojnë në vendet në periferi të saj, këtu duke përfshirë Ballkanin, me të cilat konsiderohet të jetë mjaftë e suksesshme, me përjashtim të Malit të Zi. Kryeministrit Gjukanoviç i takojnë merita të mjaftueshme për dështimin e Moskës “.
Serwer beson se Rusia nuk do të heqë dorë dhe do të vazhdojë me fushatën aktuale anti-perëndimore duke sponzorizuar politikanë të caktuar.
“Unë mendoj se pas fitores së Trump, do të jetë e vështirë për të mbajtur të njëjtin nivel të këtij bashkëpunimi në mes të Ballkanit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në të njëjtën kohë, ne duhet të kuptojmë se Presidenti Obama nuk ka pasur kohë për Ballkanin! Biden ishte ai që mbajti përfshirjen amerikane në Ballkan, me një numër të madh të zyrtarëve të administratës. Unë nuk e di nëse Pena si zëvendëspresident i Shteteve të Bashkuara do të jetë i interesuar në Ballkan dhe nuk jam i sigurt nëse ai kishte menduar ndonjëherë për këtë”. /gazetametro.net