Loading…

Serwer: Vetëm ata që nuk e duan shtetësinë e Kosovës, janë kundër dialogut (Video)

  • 30/01/2017 | 20:17

Serwer: Vetëm ata që nuk e duan shtetësinë e Kosovës, janë kundër dialogut (Video)

Analisti ndërkombëtar i politikave të Ballkanit Daniel Serwer në një intervistë për RTK’në thotë se dialogu me Serbinë nuk sjell shpejt rezultate. Madje sipas tij, vetëm ata, që nuk e duan shtetësinë e Kosovës, janë kundër dialogut.

Dialogu në  mes të Prishtinës dhe Beogradit sipas Daniel Serwer duhet të sjellë rezultate të balancuara për të dyja palët gjë që ka ndodh edhe në të kaluarën. Ai ka thënë se në të dyja anët sa i përket dialogut ka mjaft ndjenja të forta dhe se nuk është reale të priten rezultate shumë të shpejta.

“Mendoj se në Kosovë aktualisht po ballafaqoheni me shumë çështje të vështira siç është marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe e cila është e vështirë sidomos për palën e Prishtinës. Ka gjëra të tjera që janë të vështira në anën e Beogradit. Rezultati duhet të jetë i balancuar në mënyrë të arsyeshme”, tha Server për RTK’në.

Të qenit pro dialogut sipas Serwer e nënkupton mbështetjen e shtetit dhe sovranitetit të Kosovës.

“Por disa njerëz nuk janë të interesuar për nënshtetësinë e Kosovës por në bashkimin me Shqipërinë apo diçka të ngjashme. Sipas këndvështrimit tim nëse jeni patriot kosovarë atëherë e mbështesni dialogun dhe nëse doni që të shkrihet Kosova në një shtet siç është Shqipëria atëherë mund të jeni kundër dialogut. Fatmirësisht shumica e kosovarëve e mbështesin shtetësinë, pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës ashtu siç e mbështes edhe unë”, theksoi ai.

http://www.dailymotion.com/video/x5a3txz_d-server_news

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë