Kryetari i Partisë radikale serbe (SRS) Vojislav Seselj sot ka deklaruar, me rastin e vendimit të qeverisë së Kosovës për regjistrimin e pasurisë e cila gjendet në Kosovë në emër të Republikës së Kosovës, se nuk duhet vazhdohen kurrfarë bisedimesh në Bruksel derisa nuk bihet vendimi për formimin e Asociacionit dhe derisa qartë nuk garantohet nga ana e BE që “e gjithë çka është pronë e organeve shtetërore të Serbisë të mbetet në pronësi të saj”.
Seselj në konferencë për shtyp ka thënë se radikalët janë të bindur se do të hyjnë në raundin e dytë në të cilin, siç ka thënë, do të udhëhiqet beteja serioze politike në mes të tij dhe liderit të SNS Aleksandar Vucic./gazetametro.net