Loading…

Seselj: Serbia duhet të dijë se ku të rreshtohet për Sirinë

  • 16/04/2018 | 13:01

Seselj: Serbia duhet të dijë se ku të rreshtohet për Sirinë

I dënuari nga Haga për krime lufte dhe lideri radikal, Vojislav Seselj, ka thënë se Serbia duhet të dijë ku të rreshtohet në rastin e Sirisë. Sheshel ka thënë se Serbia duhet të përkrah liderin sirian, Bashar Al-Assad.


“Qeveritarët sirianë dhe populli sirian pati dënuar agresionin ndaj Republikës Federale të Jugosllavisë në vitin 1999”, ka thënë lideri radikal serb, Seselj, transmeton gazetametro.net

“Forcat perëndimore kanë thënë se mund të godasin por ato e ruajnë veten. Ata kanë hedhur raketa pa ndonjë cak. Dhjetëra ndërtesa janë demoluar, asnjë nuk është vrarë dhe asnjë fabrikë e armëve kimike në Siri nuk është shkatërruar’, ka shtuar ai më tej.

Ditë më parë treshja SHBA-Britani-Francë kishin ndërmarrë sulme ushtarake të koordinuara ndaj caqeve të caktuara të qeverisë siriane me qëllim për të shkatërruar aftësitë e regjimit sirian për të ndërmarrë sulme të tjera kimike në të ardhmen. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë