Loading…

S’është e vërtetë që asnjeri nga tre liderët s’e ka ditur për arrestimin e ‘gylenistëve’

  • 29/03/2018 | 20:06

S’është e vërtetë që asnjeri nga tre liderët s’e ka ditur për arrestimin e ‘gylenistëve’

Ish deputeti i LDK’së, Bardhyl Meta, vlerëson se vetë ndejkja sistematike që i kanë bërë Policia e Kosovës dhe Agjencioni i Inteligjencës, përkrahësve të klerikut Fetulah Gylen, tregon se njëri nga drejtuesit shtetërorë nuk po e tregon të vërtetën lidhur me arrestimin e depërtimin e 6 shtetasve turq.


S‘mund të jetë e vërtet se askush, as Presidenti, as Kryeministri, as askush s‘ka ditë asgjë, ndërkohë që kishte ngjarë „ndjekje“ sistematike nga AKI dhe Policia e Kosovës…!!!  Duhet hetim parlamentar dhe nderkombetare! Menjehere…”, ka shkruar Meta në Facebook.

Deri tani, të gjithë udhëheqësit e lartë shtetërorë duke përfshirë, Presidentin, Kryministrin dhe Kryeparlamentarin, kanë mohuar të kenë qenë në dijeni për arrestimin dhe depërtimin e shtetasve turq.

Ata u depërtuan në atë që duket të ketë qenë bashkëpunim i AKI’së me Policinë e Kosovës, në një akt me të cilin ekspertët vlerësojnë se janë shkelur ligjet përkatëse të Republikës së Kosovës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]ametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë