Loading…

Sevilla mposht Wolvesin dhe kalon në gjysmëfinale të Ligës së Europës

  • 11/08/2020 | 23:09

Sevilla mposht Wolvesin dhe kalon në gjysmëfinale të Ligës së Europës

Skuadra me më së shumti tituj të fituar në Ligën e Europës, Sevilla, ka arritur kualifikimin për në gjysmëfinale të kësaj gare, transmeton Gazeta Metro.


Në ndeshjen çerekfinale, pesë herë fituesit e këtij kompeticioni kanë shënuar fitore minimale ndaj skuadrës angleze, Wolves.

Ndeshja e zhvilluar sonte ‘Schauinsland-Reisen-Arena’ ishte e barabartë deri në minutën e 88’të, atëherë kur në skenë u shfaq Lucas Ocampos, i cili shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje dhe të fitores për spanjollët.

Sevilla në gjysmëfinale do takohet me një tjetër skuadër angleze, Manchester Unitedin, që mbrëmë me rezultat të njëjtë eliminuan Copenhangen. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë