Loading…

Sezoni i dobët i Liverpool, Klopp ankohet për dëmtimet e shumta: Mund të kishim kaq pikë më shumë

  • 28/01/2023 | 23:51

Sezoni i dobët i Liverpool, Klopp ankohet për dëmtimet e shumta: Mund të kishim kaq pikë më shumë

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, në konferencë për media para ndeshjes kundër Brighton ka folur rreth formës aspak të mirë të ‘The Reds’ gjatë këtij edicioni, transmeton Gazeta Metro.


Ai ka thënë se kanë qenë në dijeni që ky sezon do të jetë më i vështirë. Por, sipas teknikut gjerman me më pak dëmtime të futbollistëve skuadra do të kishte disa pikë më shumë.

”E dinim se ky sezon do të ishte i vështirë, por me më pak dëmtime mund të kishim të paktën 4 apo pesë pikë më shumë. Momentalisht jemi duke luftuar për Ligën e Kampionëve. Dëmtimet e futbollistëve e bënë më të vështirë sezonin, ky është ndryshimi në këto momente,” tha ai.

Tutje, ai foli edhe për investimet e mëdha që po ndodhin te skuadrat në Premier League, teksa rivalitetin me Manchester City e quajti ”diçka të jashtëzakonshme”.

”Të gjithë ekipet po investojnë dhe përmirësohen. Të gjithë janë duke bërë jashtëzakonisht mirë. Ajo që ndodhi vitet e fundit mes City dhe Liverpool ishte absolutisht e jashtëzakonshme. Qëndrueshmëri e çmendur,” tha ai.

Me fillim nga ora 14:30 të dielën Liverpool do të përballet në kuadër të raundit të 1/16 të FA Cup kundër Brighton në ‘Amex Stadium’. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë