Ministri i punëve të brendshme Xhelal Sveçla ka shkruar në rrjetin social një deklaratë mjaft kundërshtuese ndaj QUINT për të mos thënë jashtëzakonisht armiqësor që shpërfaq narracionin që kanë zgjedhur për të reaguar ndaj kritikave të mëdha, shkruan Gazeta Metro.
Një përpjekje e rrezikshme kjo për ironi si duket, me lojë fjalësh që s’jemi mësuar ta shohim ministrin Sveçla. Aq larg shkohet sa te pretendohet se çdo gjë që ndodhë tani e tutje në Veri mund t’i atribuohet bashkësisë ndërkombëtare, deri në humbje jete madje.
“Të gjithë duhen të veprojnë me përgjegjësi. Çdo humbje e jetës duhet të parandalohet me kujdes. Përzgjedhja e baraspeshuar e fjalëve në këtë situatë është esenciale. Keqinterpretimi i realitetit mund të rezultojë me humbje jete”.
Everyone has to act responsibly. Any loss of life should be prevented with maximum care. Balanced selection of words in this situations is essential. Misrepresentation of the reality may result in human costs.
1/2— Xhelal Sveçla (@XSvecla) May 26, 2023
Në vazhdimin e këtij tweet të Sveçlës që ia ripostoi Bislimi menjëherë pasi doli, shtohet se me këto deklarata të ndërkombëtarëve dikush mund t’i interpretojë si bashkëpunim me kriminelët serbë në lista të zeza. Aq larg shkohet në këtë qortim gjoja ironik të Sveçlës sa të vlerësojnë si ftesë e mundshme madje e ndërkombëtarëve për Radocic të kryejë sulme ndaj zyrtarëve kosovarë sipas tyre.
“Përcaktimi i veprimtarisë ligjore e të qytetëruar të Policisë së Kosovës si ‘të dhunshme’ dhe operacionin e sundimit të ligjit si ‘dhunë’ është një ‘ftesë’ për banditët e të vënit listë të zezë të SHBA’së Milan Radoicic për të sulmuar policët e Kosovës”.
Qeveria e Kosovës u theksua si fajtorja kryesore për krizën në veri këtë herë nga bashkësia ndërkombëtare, pa dyshim. U theksua poashtu se Kosovës i ishte bërë thirrje që të shmangin tensionet në veri pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme./gazetametro.net