Politikani radikal serb Vojislav Sesel i dënuar për krime lufte në Hagë ka këshilluar serbët dhe Serbinë që të mbështesin kandidatin gjoja pro-europian për president në Mal të Zi, Jakov Milatovic, që nuk habiti disa aspak në Mal të Zi, transmeton Gazeta Metro.
Në një emision televiziv serb kryetari i partisë radikale serbe Vojislav Seselj deklaron hapur se duhet mbështetur Jakov Milatovic në zgjedhjet presidenciale. Milatovic si kandidat i partisë malazeze ‘Europa Sot’ kandidon me një platformë pro-europiane në dukje. Por shumëkush ka mëdyshje për këtë qasje të tij për shkak të lidhjeve të tij me rryma pro-serbe dhe pro-ruse në Mal të Zi.
“Më e rëndësishmja që ne në Serbi ta mbështesim në mënyrë verbal, që të gjithë të votojnë për Milatovic në zgjedhjet presidenciale e të zgjidhet problemi i Djukanovic. E pastaj që në një atmosferë më normale të mbahen zgjedhjet parlamentare. Edhe të mbahet një regjistrim i drejtë i popullatës” ka thënë Seselj.
Jakov Milatović je Šešeljev kandidat na predśedničkim izborima u Crnoj Gori.
Jesmo li iznenađeni? pic.twitter.com/DB5cP4JjTJ— Aleksandra Vuković (@AVposlanica) March 22, 2023
Jakov Milatovic ishte ministër i ekonomisë në kabinetin e kryeministrit Zdravko Krivokapic, ku nuk ishte dëshmuar edhe aq. Madje ka kritika se politika populliste e partisë së tij me rritjen së pagave në sektorin publik kishte sjellë Malin e Zi afër falimentimit.
Dyshime të tjera se Milatovic nuk ka edhe aq orientim pro-europian siç pretendohet kanë ekzistuar ka kohë. Mbështetja e kandidaturës së tij nga pro-serbi Andrija Mandic dhe Aleksa Becic menjëherë pas zgjedhjeve të 19 marsit vetëm sa e ka shtuar këtë qëndrim. Poashtu partneri i tij në parti ‘Europa Tani’ Milojko Spajic ka lidhje me Kishën Ortodokse Serbe ku një familjar i tij shërben si peshkop.
Si Spasojevic e ashtu edhe Milatovic ishin pjesëmarrës në protesta të organizuara nga Kisha Ortodokse Serbe dhe me mbështetje të organizatave gati paramilitare pro-ruse e pro-serbe në Mal të Zi.
Raundi i dytë zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi mbahen me 2 prill ku Jakov Milatovic ballafaqohet me presidentin aktual malazez Milo Djukanovic./gazetametro.net