Loading…

Shahen VV e PSD, akuza për tradhti mes Molliqajt e Abazit

  • 11/09/2019 | 21:08

Shahen VV e PSD, akuza për tradhti mes Molliqajt e Abazit

Në emisionin Pressing të T7, po përballen Haki Abazi nga Vetëvendosje dhe Dardan Molliqaj nga koalicioni PSD-AAK, nuk u kursyen aspak mes nga të dy të sharat dhe akuzat për tradhti e matrapazllëk, transmeton Gazeta Metro.


Të dy kanë filluar menjëherë përplasjet pasi Molliqaj u hodh në sulm e tha se nuk e konsideron përfaqësues të VV’së, Abazin.

“Haki Abazi nuk e përfaqëson Vetëvendosjen. Ata nuk guxojnë me dalë me folë me të tjerët. Unë po vi me tregu se kam qef me diskutu me ta”, ka thënë Molliqaj.

Abazi i ka thënë se ai po bën manipulime dhe i ka thënë se ka shkuar te haraçi.

Molliqaj tutje i ka thënë Abazit se është ‘një servil’.

Kandidati i VV’së për deputet i ka thënë Molliqajt se ajo që deklaroi është një gënjeshtër.

Ishte Molliqaj i cili filloi me kritika lidhur me atë se nuk po i dalin përballë zyrtarë të VV’së por me të po debatojnë aderime të reja të kësaj partie. Ai madje e akuzoi VV’në edhe për mungesë guximi, jo për herë të parë.

“Haki Abazi nuk e përfaqëson Vetëvendosjen. Ata nuk guxojnë me dalë me folë me të tjerët. Unë po vi me tregu se kam qef me diskutu me ta”, ka thënë Molliqaj.

Mirëpo, për këtë ka reaguar Haki Abazi nga VV i cili ka akuzuar Molliqajn se nuk mund ta caktojë se kush mund të debatojë me të.

Madje, Abazi i tha Molliqajt se nuk mund të flas as për guximin e VV’së. Shtoi se Molliqaj i është bashkuar haraqit.

“Ti një servil, je një profiter”, i tha Molliqaj Abazit.

“Je në listën e rrenave. Je matrapaz politkan”, i tha Abazi Molliqajt.

“Je një rrenc dhe një tradhtar. Po e rren publikun në sy. Vendi ka ardhur në këtë pozitë për shkak të njerëzve si ty”, tha Abazi.

“Je përfitues i VV’së, a ta kanë premtu ndonjë vend në qeveri. Je vetëm një profiter siç ke qenë profiter i pasluftës”, iu drejtua Molliqaj Abazit në Pressing e televizionit në T7./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë