Gazetari e komentatori politik Valon A. Syla e thumboi profesorin Nexhmendin Spahiun për takimin e tij me kryediplomatin serb Marko Gjuriq jo shumë kohë më parë, transmeton Gazeta Metro.
Derisa po diskutohej zhvillimi i fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas fitores mbresëlënëse në zgjedhjet e mes mandatit të Partisë Demokratike Amerikane dhe efektin e tyre nëpër botë, u shkëmbyen edhe batuta mes tyre të ftuarve në panel.
Syla ja kujtoi Spahiut takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq në Beograd duke e thumbuar me pyetje përse ai kursehej nga fushata e linçimit në rrjete sociale.
“Je Nexh. Si s’je në pushtet. Je pro Vetëvendosjes Nexh. A e ngushëllove Gjuriq që i humbi zgjedhjet?…Po e provokoj natyrisht se mua ma vendosin shajkaçën asnjëherë. Unë s’jam parë me Gjuriqin! Krejt analistëve ua montojnë veç me pa Dardan Gashit – këtij asnjëherë”.
Spahiu kishte takuar Gjuriq në Beograd në maj të vitit të kaluar që kishte shkaktuar debat dhe kritika të rënda për të pasi kishte shtuar se kanë komunikim tashmë një dekadë./gazetametro.net