Loading…

Shakohoxha: Jam shumë i lutur që kemi një shans që shqiptarët të përfaqësohen në Europianin e ardhshëm

  • 18/11/2019 | 21:58

Shakohoxha: Jam shumë i lutur që kemi një shans që shqiptarët të përfaqësohen në Europianin e ardhshëm

Komentatori i njohur shqiptar, Dritan Shakohoxha, është shprehur i lumtur me faktin që Kosova ka një mundësi që të kualifikohet në Kampionatin Europina, transmeton Gazeta Metro.


Kosova nuk arriti që të kualifikohet në Kampionatin Europian përmes kualifikimeve nga grupet, teksa shpresat tani janë te Liga e Kombeve.

Në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, Kosova do të takohet me Maqedoninë Veriore dhe në rast se arrihet fitorja, në finale takohemi me Gjeorgjinë ose Bjellorusinë. Në rast se shënojmë fitore edhe në finale, sigurojmë pjesëmarrjen në ‘Euro 2020’.

“Jam shumë i lutur që kemi një shans që shqiptarët të përfaqësohen në Europianin e ardhshëm. Kjo skuadër ka bërë një fushatë shumë të bukur, emociononte. Për mendimin tim i ka dhënë besim dhe gëzim popullit të Kosovës”, u shpreh Shakohoxha në ‘Pressing’.

“Kosova e shfrytëzoi shumë mirë Ligën e Kombeve, ngriti moralin e skuadrës dhe emrin e futbollistëve. Ata që janë sot nuk ishin në fillim, si Muriqi, Rashica. Të gjithë kanë pasur progres, bashkë me Kosovën, me lojëra të mira janë rritur edhe më shumë” – ka deklaruar Shakohoxha./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë