Loading…

Shala: Dikush brenda KQZ’së po tenton që me votat e kontrabanduara nga Serbia, ta minojë rezultatin e NISMA’s

  • 02/11/2019 | 14:00

Shala: Dikush brenda KQZ’së po tenton që me votat e kontrabanduara nga Serbia, ta minojë rezultatin e NISMA’s

Endrita Shala nga Nisma Socialdemokrate, ka thënë se dikush brenda KQZ’së, po tenton ta minojë rezultatin e partisë tij me zarfet e kontrabanduara nga Serbia, shkruan Gazeta Metro.


Nisma po vazhdon të mbetet në ethe se a do të jetë pjesë e Kuvendit a jo.

Numërimi i votave të diasporës, mbrëmë koalicionit Nisma-AKR i solli 187 nga 4451 vota sa ishin numëruar.

Endrit Shala nga Nisma Social Demokrate për Periskopin ka deklaruar se partia e tij ka marrë mbi 42 mijë vota apo 5.012% të votave.

“Pas përfundimit të numërimit të votave të rregullta, atyre me kusht, votave të ardhura nga diaspora me kohë edhe të atyre me vonesë Nisma dhe koalicioni ynë ka marrë mbi 42 mijë vota apo 5.012% të votave”, tha Shala.

Shala ka folur edhe për zarfet e ardhura në mënyrë ilegale nga Serbia, ku siç thekson ai dikush brenda KQZ ka tendenca që që përmes zarfave me vota, ta minojnë rezultatin e dalur nga vullneti i rreth 839 mijë votuesve brenda dhe jashtë Kosovës është e papranuar për ta.

“Tendencat e dikujt brenda KQZ që përmes zarfave me kinse votave, e të cilat janë të kontrabanduara nga Serbia të minohet rezultati i dalur nga vullneti i rreth 839 mijë votuesve brenda dhe jashtë Kosovës janë të papranueshme për ne. NISMA Socialdemokrate do të shfrytëzojë të gjitha mjetet ligjore dhe kushteutese në mbrojtje të vullnetit të qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 6 tetorit 2019!”, ka shtuar Shala.

Ndërkaq sipas analistit Armend Muja Nisma ka mbetur jashtë Kuvendit ku me mbledhjen totale të votave të rregullta dhe atyre të diasporës Nisma ka 4.99% të votave.

Mirëpo analisti Blerim Vela sot tha se pa votat e Serbisë NISMA kalon pragun me 100 vota./gazetametro.net

 

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë