Loading…

Shala godet Albin Kurtin: Për Pakon e Ahtisaarit, njerëzit u vranë në rrugë

  • 03/02/2021 | 22:55

Shala godet Albin Kurtin: Për Pakon e Ahtisaarit, njerëzit u vranë në rrugë

Nënkryetari i LDK’së, Kujtim Shala, në emisionin Pressing të T7, ia ka kujtuar kandidatit për kryeministër të VV’së, Albin Kurtit, se në kohën kur Kosovës iu propozua Pakoja e Ahtisarit, njerëzit u vranë në rrugë.

Kurti dhe subjekti politik i tij, Lëvizja Vetëvendosje, kundërshtuan Pakon e Ahtisarit, pako e cila me pikat e saj solli pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt 2008.

“Kur erdhi pakoja e Ahtisaarit, njerëzit u vranë në rrugë”, është shprehur Shala, shkruan Gazeta Express.

Tutje, ai foli edhe programin e VV’së dhe profilin ideologjik të kreun e këtij subjekti politik.

“Kurrë hiç, Vetëvendosja nuk ka pasur program”, është Shala.

“Profil ideologjik i Kurtit është i qartë, por VV’ja nuk ka pasur program kurrë”, shtoi Shala.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë