Menaxheri i kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, pretendoi se kanë tentuar të bindin ish-kapitetin Amir Rrahmanin të qëndronte tutje e të paraqitej në ndeshjet e kombëtares por s’ja kishin dalë. Ai nuk ishte i bindur se ishte arsyetim i duhur nga Rrahmani për t’u larguar nga ato që janë paraqitur.
Mbi të gjitha, Shala foli edhe për situatën me ish-kapitenin e kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmanin, në Favorit të T7.
Ai tha se largimi i Rrahmanit nuk arsyetohet, pavarësisht që është futbollist i madh.
“Kontributi i Amir Rrahmanit si futbollist është i madh, ka qenë kapiten, ka numër të madh të ndeshjeve me Kosovën, e kam falënderuar publikisht”, ka thënë ai fillimisht.
“Nuk arsyetohet largimi i Amir Rrahmanit nga kombëtarja e Kosovës. Kemi provu me diskutu me to, shqetësimet e tij nuk kanë qenë shumë të qarta. Kemi dashur të gjejmë një rrugëdalje me të”, shtoi ai.
“Federata i ka dyert hapur për Amir Rrahmanin, ne nuk e kemi përjashtuar”, tha ai më tutje.
“Amiri ka mujtë me u ndiku edhe nga dikush tjetër, mirëpo ai është një lojtar i pjekur dhe nuk besoj që ka rënë në një grackë të tillë”, e vazhdoi ai fjalën për Amir Rrahmanin.