Ish-deputeti i legjislaturës së kaluar nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka njoftuar së fundi se nuk do të jetë pjesë e garës për deputet nga kjo parti në zgjedhjet e ardhshme, transmeton Gazeta Metro.
Shala që gëzoi plot katër mandate në Kuvendin e Kosovës e ka cilësuar këtë vendim si të parevokueshëm, duke thënë se PDK’së i duhet frymë e re politike, megjithatë e bëri të qartë se kjo s’do të thotë largim nga partia.
“PDK-së i duhet frymëmarrje e re politike, gjithmonë duke e ruajtur trashëgiminë dhe frymën autentike politike”, ka shkruar ai.
Ndryshe, edhe bashkëshortja e tij, Sala Berisha Shala, ka qenë një kohë deputete e Kuvendit të Kosovës nga kjo parti./gazetametro.net