Loading…

Shala: KQZ po hesht para krimit që po bëhet, duke tentuar që disa zarfe të Vuçiqit t’i shndrrojë në vota

  • 23/10/2019 | 20:38

Shala: KQZ po hesht para krimit që po bëhet, duke tentuar që disa zarfe të Vuçiqit t’i shndrrojë në vota

Endrit Shala nga NISMA, thotë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po hesht para krimit që po bëhet duke tentuar që disa zarfe të Vuciqit t’i shndërrojë në vota, shkruan Gazeta Metro.


Shala kërkon që të veprohet ndaj një situate të tillë.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Për të gjithë ata që kanë pasur dyshime, më lejoni të ju konfirmoj edhe njëherë se NISMA Socialdemokrate e ka kaluar pragun zgjedhor. Deri tani ka 5,5%, të votave dhe këtë fakt e vullnet të qytetarëve nuk mund ta ndryshojë më askush, madje as KQZ-ja, e cila duke mos vepruar në përputhje me ligjin po rrezikon prishjen e procesit zgjedhor, duke tentuar t’i pranojë si të rregullta disa zarfa me kinse vota brenda, e të cilat erdhën me paketa nga Serbia, dhe të cilat u vendosën në një postë të Prishtinës, prandaj KQZ po bën shkelje ligjore. Të gjithë e dimë se ato vota janë sjellë me makinë e më pas janë futur në një postë, dhe mbyllja e syve kundër një veprimi të tillë anti ligjor është krejtësisht jo parimor. Kjo gjë është e jashtëligjshme dhe këtë gjë e di edhe vetë KQZ. Tentimi për ta lejuar një shkelje të tillë, duke u munduar ta dëmtojnë posaçërisht Nismën Socialdemokrate dhe koalicionin tonë, ta dëmtojnë vullnetin e mbi 40 mijë qytetarëve të Kosovës, është i papranueshëm. Ne ishim dëshimtarë edhe të problemeve shëndetësore që pësuan mbi 20 punëtorë të KQZ-së si shkak i këtyre votave. Mos reagimi i KQZ-së për këtë është shqetësuese, ndërsa tentimi për t’i vlerësuar si të rregullta këto vota është alarmuese. Vullneti i qytetarëve as nuk mundet e as nuk guxon të ndryshohet. Koha është që KQZ të dal publikisht dhe ta ndalojë këtë veprim skandaloz e të pa pranueshëm!/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë