Loading…

Shala: LDK pa Rugovizmin nuk ka asnjë kuptim

  • 20/09/2019 | 23:12

Shala: LDK pa Rugovizmin nuk ka asnjë kuptim

Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se kjo parti pa Rugovizmin nuk ka asnjë kuptim, shkruan Gazeta Metro.


Shala ka thënë se Rugovizmi nuk është për ta tashmen është interpretim i gabuar.

“Rugovizmi nuk është vetëm politikë por mënyrë e sjelljes. Rugovizmi është respektimi i kundërshtarit kosovocentrizmi, miqësitë me partnerët tanë…këto e përbëjnë Rugovizmin. Të heqim nga dorë nga këto le që s’do të kemi LDK por as shtetin. Kërkohet nga kandidatja jonë për Kryeministre që të heqë dorë nga Rugovizmi. Të tjerët copëtohet për të qenë rugovistë”, ka thënë Shala në Klan Kosova.

Ndërkaq sipas tij, çdo kandidat që ësht ënë listë të LDK’së, është rugovist.

“Një përfaqësuese e LDK’së që është numri një i listë është rugoviste. Ajo di të respektojë normat e shtetit, opozitën, do të punojë bashkë me ta dhe do të rihap dyert e Kosovës. Dyert që janë mbyllur për të gjithë këta. Rugovizmi është korrektësi, raport”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë