Ish-drejtori i RTK-së, Mentor Shala, e ka pyetur drejtpërdrejt kryetarin e PSD-së nëse e ka ndërmend të bëjë ndonjë gjë apo vetëm t’i analizojë veprimet e Albin Kurtit, përcjell Gazeta Metro.
Tutje, e ka pyetur nëse janë duke pritur ndonjë grup studentësh të dalë pa ndonjë strategji konkrete.
“Pyetja është çka don me ba Dardan, a e ki najfarë plani konkret përpos me analizu qeverinë edhe Kurtin, a ki farë strategjie konkrete çka me ba tutje? Se po, në rregull, na po të ngojna krejt, në rregull, okej, po pajtohemi në këtë farë pike, po çka duhet me ba tutje? A duhet me prit nashta ni grup të studentave që po thotë Krenari, kajherë me u qu qashtu pa najfarë strategjie me ba ni hallakamë e masnej me hy në këtë farë… Unë, çka e ki ndërmend me ba ti, a e ki naj ide?”, tha ai në Kanal 10.