Loading…

Shansi i fundit: Osmanin e thërrasin dy senatorë nga Amerika, flasin për kapërcimin e sfidave në veri

  • 08/06/2023 | 19:54

Shansi i fundit: Osmanin e thërrasin dy senatorë nga Amerika, flasin për kapërcimin e sfidave në veri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë së enjtes ka zhvilluar bisedë telefonike me senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Pete Ricketts, transmeton Gazeta Metro.


Në një shkrim në Twitter, Osmani tha se u rikonfirmua përkushtimi për ta çuar përpara Kosovën në rrugën e saj euroatlantike.

Po ashtu, është diskutuar edhe për zhvillimet e fundit në veriun e Mitrovicës dhe përpjekjet për t’i kapërcyer sfidat.

“Falenderoj senatorët @SenatorShaheen dhe @PeteRicketts për thirrjen e tyre sot, ku rikonfirmuam përkushtimin tonë të përbashkët për Kosovën dhe SHBA-në dhe çuar përpara Kosovën në rrugën e saj euroatlantike. Përditësime të përbashkëta mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe mbi përpjekjet tona për të kapërcyer sfidat”, tha Osmani.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë